Feston shqiptari Kumbulla: Goli? Për ne është e lehtë me ato situata

Natë e madhe për Marash Kumbullën në “San Siro”. Mbrojtësi i Romës dhe i Shqipërisë shënoi golin e barazimit 3-3, ashtu si ndaj Young Boys në Europa League.

I intervistuar nga Sky Sport pas ndeshjes, mbrojtësi kuqezi që u ble këtë verë nga verdhekuqtë te Verona, u ndal te analiza e ndeshjes.

Goli: “Goditjet nga këndi janë shumë të bukura! Është e lehtë për ne të shënojmë”.

Në fazën mbrojtëse: “Unë mund të përmirësohem në gjithçka dhe shumë, në golin e parë bëra një gabim që mund ta kisha shmangur, atëherë për fat të mirë e kompensova atë duke shënuar”.

Nuhatja te shtylla e dytë: “Gjithmonë kam luajtur mbrojtës qendre, por gjithmonë kam pasur edhe vesin e shënimit”.

Në hapat përpara: “Juric më ka dhënë besim, jam përmirësuar shumë, tani jam këtuteë Roma dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu