FESTA VIKINGE! Kjaer si Ragnar Lothbrok te dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Tifozët e Milanit e kanë riemëruar Simon Kjaer Iceman për temperamentin e tij skandinav, shumë pak ekspresiv dhe i ftohtë në fushë.

Sidoqoftë, kapiteni i Danimarkës mbrëmë tradhtoi reputacionin e tij si një njeri me pak emocione duke shpërthyer nga gëzimi në dhomën e zhveshjes së ekipit të tij kombëtar…

Danezi udhëhoqi shokët e tij të skuadrës në festimet për vargun e tri fitoreve radhazi që çuan skandinavët në krye të grupit F të fazës së grupeve për kualifikimet e Kupës së Botës Katar 2022.

Danimarka është katër pikë para Skocisë, e dyta në Grupin F për Kupën e Botës. Danezët kanë shënuar një seri prej tre fitoresh kundër Austrisë, Moldavisë dhe Izraelit.

Simon Kjaer tërhoqi shokët e tij të ekipit në fushë, duke qenë kapiteni i ekipit, dhe në fund të ndeshjes fituese kundër Austrisë, mbrojtësi i Milanit gjithashtu udhëhoqi në dhomën e zhveshjes festimet.

Britmat, këngët dhe një frigorifer i përdorur si daulle për të festuar epërsinë në renditje. Një festë tipike vikinge nga lideri i Milanit, si në serialin “Vikning” dhe mbreti Ragnar Lothbrok…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu