Festa deri në argim, Moggi, Galliani & Co dhe dhurata gati 450 mijë euro: 40 vjetori i Zlatan!

Festa e organizuar në Milano nga partnerja e tij, Helena, filloi pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës…

Gjithcka e organizuar në fasadën e ndërtesës që strehon hotelin “Hyatt Centric”, të përbërë nga dritat e dhomave…

Një ditwlindje, që Ibra festoi gjatë natës së kaluar, me sigurinë e zakonshme: “Unë ende ndihem më i forti nga të gjithë, nuk është koha të mendoj për tërheqje”. 

Në moshën 40 vjeç, Zlatan Ibrahimovic shikon përpara dhe sheh vetëm futbollin që luhet.

“Kur të kthehem nga dëmtimi do të jem i frikshëm, dua të hedh në erë 80 mijë njerëz”, – premtoi ai në një intervistë për “Milan TV”.

Mysafirët – Pak pas mesnate, të freskët nga fitorja në Bergamo, kuqezinjtë iu bashkuan festimeve që kishin filluar pak më parë. Portieri Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Pierre Kalulu, kapiteni Alessio Romagnoli, si dhe trajneri Stefano Pioli ishin ndër të parët që arritën në hotel.

Drejtues të klubit ishin gjithashtu të pranishëm, me në krye simbolin e kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili nuk donte ta humbiste dollinë për Ibrën. Jashtë, pavarësisht orës, rreth 20 tifozë shikonin hyrjen e “blinduar” në ceremoni.

Me gazetarët e pranishëm, të cilët ishin në gjendje të kapnin ardhjen, ndër të tjera, të portierit të Genoa, Salvatore Sirigu.

Çfarë feste – Ndërsa pret të shërohet nga problemi i tendinit, që e mban larg fushave, festimet e ditëlindjes rezervuan më shumë se një “kthesë”. Pas darkës familjare, ku nëna Jurka dhe vëllai Aleksandar ishin të pranishëm, festa pasoi me rreth 50 miq, shokë dhe ish-bashkëlojtarë; nga Gattuso te Pogba, nga Donnarumma te Verratti, Cassano, Galliani dhe Moggi. Dhe Zlatan, i cili pasdite ishte përpjekur të mahniste fansat duke postuar foton e “Ferrari SF90 Spider”, që i dhuroi vetes në rrjetet sociale…

Kosto? Gati 450 mijë euro!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu