“Fenomenit i vodha një gol, Milani dashuri me shikim të parë! Por, ju tregoj momentet e vuajtjes”

Alexandre Pato sot ka folur gjatë te kanali Twich i Milanit, duke prekur disa tema.

“Është gjithmonë një kënaqësi të dëgjosh për Milanin. Unë nuk e harroj italishten, kam miq që flasin italisht. Njëherë, pas një kohe të gjatë në Itali arrita në Brazil dhe kisha harruar portugezcce (qesh). Përqafim për të gjithë fansat”.

Për lamtumirën e tij nga Milani në 2013: “Kur arrita te Milani ishte dashuri me shikim të parë, kur duhej të largohesha nuk doja… Do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.

From left: AC Milan’s Brazilian midfielder Kaka, Brazilian forward Pato and Brazilian forward Ronaldo, the new AC Milan Brazilian attacking triumverate, nicknamed by Italian newspapers “Ka-Pa-Ro” (Kaka, Pato and Ronaldo), walk 13 January 2008 on the pitch during their Italian serie A football match against Napoli at San Siro stadium in Milan. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)

Debutimi i tij kundër Napolit: “Ishte një debutim i mrekullueshëm, unë gjithashtu u përpoqa t’i vjedhja një gol Ronaldos (qesh). Claudio (Lippi) ka qenë gjithmonë një person i sjellshëm, ai do të mbetet gjithmonë njëri prej nesh (gazetari vdiq në aksident motoristik).

Koha që kalova në Milano ishte e mrekullueshme. Unë gjithmonë ndjek Milanin. Kur arrita në Milano isha fëmijë, isha i matur. Unë e kuptoj që mund të ketë kritika në futboll, unë gjithmonë kam pasur shumë respekt për gazetarët dhe për ata që flasin për futbollin. Diçka që lojtarët duhet ta pranojnë”.

“Sulmues i Milanit? Në të ardhmen, pse jo, nuk e di (qesh). Kam arritur në Milano shumë herët, kur mbërrin shumë i ri duhet të kesh njerëz rreth teje që janë afër.

Isha vetëm, nuk ishte askush. Sapo dilja nga stërvitja isha vetëm. Kënaqesha në fushë, luajta sikur të isha në rrugë. Nuk më bëri përshtypje kush isha pranë, u argëtova me ta.

Fatkeqësisht fillova me dëmtime, më munguan aq shumë gjëra atje. Unë kam qenë gjithmonë vetëm, kur kam dashur të flas me dikë, të them atë që kam ndjerë se nuk mundem.

Kur u ktheva për të luajtur edhe dëmtimet u kthyen, atëherë unë duhej të kthehesha në Brazil. Ato ishin zgjedhje, madje jo të miat. Mësova më pas se Milani donte të më jepte huzim, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu