“Fenomeni” rrëfen prapaskenat e transferimit të tij te Milani në 2007

MILAN, ITALY - FEBRUARY 02: The Brazilian striker, Ronaldo, poses with his AC Milan jersey at Executive hotel, in Milan on02 February 2007. After two weeks of negotiations between Real Madrid and AC Milan, Ronaldo signed an 18-month contract, for 7.5 million euros (9.7 million dollars). (Photo Getty Images) *** Local Caption *** RONALDO

Milani në merkaton e janarit të vitit 2007 bëri një goditje të bujshme.

Adriano Galliani arriti të marrë brazilianin Ronaldo nga Real Madridi.

Eksperienca e fenomenit me bluzen kuq e zi nuk mund të konsiderohet nga ato të paharrueshmet, megjithatë braziliani shënoi 9 gola në 20 prezenca.

Një mesatare aspak e keqe, edhe pse problemet fizike e kanë penguar të ishte ai i mëparshmi.

Ronaldo i transferuar tek Milan

Nga Ronaldo tek Milani me siguri kujtoni golin në derbin kundër Interit.

Braziliani e çoi në avantazh skuadrën e Carlo Ancelotti që në pjesën e parë, ku edhe u fishkëllye nga tifozët zikaltër.

Derbi më pas u fitua nga djemtë e Roberto Mancinit.

Tifozët e Interit nuk ia kanë falur asnjëherë atë ngazëllim dhe as kalimin tek Milan. I intervistuar nga “SportWeek”, e përjavshme e “La Gazzetta dello Sport”, ish futbollisti ka treguar si kanë shkuar gjërat:

“Duket e lehtë ta thuash më pas, por është vetëm dhe vetëm e vërteta: unë doja të kthehesha tek Interi. Më tepër: kam bërë gjithçka që të kthehem tek Interi. Kam pritur gjithë kohën e mundur për t’i dhënë Interit kohën të më thotë po apo jo. Kur nuk para as po as jo, do të thotë që është jo. Për Milanin ishte po dhe unë në atë moment, më shumë se tradhëtar, ndihesha pak i tradhëtuar nga refuzimi: ishte një zgjedhje jopopullore, por në jeten time nuk kam pasur frikë t’i bëj”.

Ronaldo nuk është penduar për zgjedhjen që bëri atë janar të 2007-ës, edhe pse i vetëdijshëm për pasojat që ka sjellë:

“Sot për mua nuk ka asnjë kuptim të më pyesin nëse do ta bëja. Nëse e kam bërë është sepse në atë moment ndjeja se ishte gjëja që duhej bërë: as e drejtë as e gabuar, e kisha në kokë dhe e kishte një pse. Berlusconi dhe mbi të gjitha Galliani më donin, shumë: raporti me ata është një kujtim që më bën të qesh akoma sot. Lidhja është ndarë por simpatia ka mbetur “.

Fenomeni qendroi tek kuqezinjtë deri në qershor 2008, kur kontrata ishte në prag skadence nuk u rinovua. E mbylli karrierën në Brazil tek Corinthians, ku zbriti në dhjetorin e ardhshëm pasi u shërua nga një dëmtim i rëndë. Më 14 shkurt 2011 në moshen 34-vjeçare shpalli tërheqjen nga futbolli për shkak të problemeve fizike të ndryshme që e pengonin të luante ashtu siç donte./milanclubalbania.al/

Më poshtë goli që Ronaldo i shënoi Interit dhe komenti emocionues

https://www.youtube.com/watch?v=aBjVz36AIcA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu