Federico Chiesa i druhet Milanit dhe e quan sfidë Scudetto!

Intervistuar nga Sky Sport në fund të Juventus-Udineses, sulmuesi i Juventusit Federico Chiesa foli për ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Milanit.

Edhe pse trajneri kuqezi Stefano Pioli nuk e quan vendimtare dhe sfidë Scudetto, Chiesa nuk është dakord…

“Na duhet më shumë në ndeshjen tjetër, sepse Milani po bën mirë dhe është në formë. Ata janë në krye të renditjes dhe kanë një cilësi të shkëlqyeshme.

Duhet të japim më shumë se sot. Për mua është një ndeshje vendimtare për Scudetto”.

Juventusi fitoi sonte ndaj Udinese 4-1 dhe shënoi edhe Federico Chiesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu