Administratori pergjithshem Marco Fasone ka folur per mediat pas ndeshje mbreme kunder Fiorentina:
Donnarumma? Me agjentin e tij dhe familjen kemi nje ceshtje te hapur akoma por personalisht shpresoj te qendroje pasi Gigio eshte pasuri e Milan dhe e Italise. Megjithate nese vjen oferta e duhur do te ulemi dhe do ta diskutojme. Reina? I takon trajnerit te vendose..
Suso? Ka nje kontrate me nje klauzole dhe Milan ne kete rast nuk mund te beje asgje, megjithate deri tani nuk kemi asnje oferte per spanjollin..
Sulmi? Sigurisht eshte pjesa ku do fokusohemi me shume si ne dalje dhe ne hyrje, kete vit na mungoi shume goli.. Kalinic? Golat i ka bere gjithmone por kete vit ju desh kohe te ambjentohesh..
Cfare sanksionesh prisni nga UEFA? Besoj se do jete ekonomik dhe sportiv, kemi folur me Fininvest pasi dhe ajo eshte e perfshire ne kete rast dhe te shohim se cfare do te bejme..eshte nje diskutim midis nesh!
Merkato? Sezonin e kaluar beme nje revolucion nga e para, ndersa kete sezon do jete ndryshe me 3-4 blerje lojtare me eksperience do jete synimi. Kete ndeshje te fundit ishim skuadra me e re ne Seria A me nje moshe mesatare prej 24 vjec dhe do kemi nevoje per pak eksperience me shume..