Faqja zyrtare e Serie A “vishet kuqezi” me Zlatan. Tërbon tifozët e Juventusit dhe Interit

Zlatan Ibrahimovic është Zlatan Ibrahimovic! Edhe nëse Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola, edhe nëse Romelu Lukaku ka realizuar gjithashtu dy dhe ka dhënë asist…

Po kur një thuajse 40 vjeçar realizon dy gola ndaj Napolit dhe praktikisht bën gjithçka për t’i dhënë ekipit fitoren në një fushë të vështirë, duke shkuar në 10 rrjeta në total në Serie A momentalisht (me vetëm 6 ndeshje në fushë) ndryshon historia!

Kështu, faqja zyrtare e Lega Serie A ka menduar që fushatën kundër dhunës ndaj femrave ta paraqesë sidomos me foton e Zlatan Ibrahimovic duke festuar pas golit të shënuar dhe me shenjën e kuqe të faqja.

Ngjyra është bardhezi, natyrisht, por në fakt është sikur të jetë veshur kuqezi.

Kaq ka mjaftuar që në komente të nisin fyerjet dhe sidomos kritikat nga tifozët e ekipeve të tjera, kryesisht Juventus dhe Inter, që do të kishin dashur idhujt e tyre në kopertinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu