Fantazist i ri në skenë, negociata me Atalanta-n! Gianluca di Marzio jep azhornimet

Milani ende nuk ka arritur ende të bindë Brest për Romain Faivre, mesfushori polivalent që i pëlqen shumë drejtuesve dhe trajnerit Pioli.

Oferta prej 10 mln eurosh dhe bonuse nuk është pranuar nga klubi francez dhe koha po shtrëngon.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë në kërkim të një mesfushori sulmues për t’i dhënë Stefano Piolit dhe gjithashtu duhet të marrin parasysh alternativat.

Junior Messias i Crotone nuk duket të jetë një objektiv i vërtetë, ndërsa për Adam Ounas Napoli ka vendosur një çmim shumë të lartë.

Në minutat e fundit, doli emri i Aleksej Miranchuk të Atalantës.

Gianluca Di Marzio, gazetari dhe eksperti i tregut të transferimeve të Sky Sport, zbulon se Milani ka bërë një përpjekje konkrete për lojtarin rus.

Ekziston një ofertë zyrtare e paraqitur për klubin Bergamo, i cili megjithatë nuk ka gjasa të shesë ish-fantazistin e Spartak Moskës.

Operacioni i ndërlikuar do të përcaktohet nesër.

Nuk është hera e parë që Miranchuk afrohet me Djallin. Tashmë në vitin 2020, kur ai ishte ende duke luajtur në Rusi, u fol për një interesim nga ana e Maldini dhe Massara.

Pastaj zgjedhja ra te Brahim Diaz, ndërsa rusi 25-vjeçar u transferua te Atalanta për rreth 14.5 milionë euro.

Në sezonin e tij të parë në Itali, lojtari i lindur në 1995 shënoi 7 gola dhe dha 2 asist.

Gian Piero Gasperini nuk e konsideroi atë titullar, por ai prapë e aktivizoi 31 ndeshje gjithsej midis Serie A, Coppa Italia dhe Champions League.

Do të shohim nëse Milani do të jetë në gjendje ta sigurojë atë ose nëse një tjetër fantazist do të arrijë në Milanello.

Faivre mbetet përparësia, por Bresti deri më tani ka provuar të jetë një kockë e fortë në negociata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu