Fantazi dhe lidership, Calhanoglu zbulon sekretin e kthesës së madhe dhe kritikon pak ekipin!

I papërmbajtshëm! Dy gola dhe një asist, por kjo ecuri tashmë vazhdon kështu që prej 9 ndeshjesh për Hakan Calhanoglu, që në pesë të tilla ka realizuar të paktën një gol dhe asist bashkë…

Edhe sonte, pa Ibrahimovic, mori ekipin përdore dhe e udhëhoqi drejt kualifikimit. Pas ndeshjes, turku foli për DAZN.

Një ndeshje e vështirë: “E dinim që sot do të ishte një ndeshje e vështirë, ata luajtën mirë dhe kishin shumë cilësi përpara. E pësuam golin menjëherë, por reaguam mirë. Kishim shumë mundësi. Në pjesën e dytë nuk luajtëm ashtu siç dëshironim. Megjithatë, gjëja e rëndësishme ishte të fitonim dhe të kalonim”.

Milan-Bodø/Glimt 3-2, pagelle: Çalhanoglu show, Hauge imprendibile -  Eurosport

Mungesa e Ibrahimovic – “Të rinjtë e dinin se Ibra nuk do të ishte dhe për ata ishte një mundësi për të treguar vlerat, si Colombo që bëri mirë sot. Pastaj ka shumë lojtarë të tjerë të rinj që po bëjnë mirë. E dimë që kur Zlatan të kthehet do të jemi edhe më të fortë”.

Sekreti i kësaj rilindje: “Jam i lirë në kokën time, trajneri më jep besim. Ndihem rehat në rolin tim, kam thënë në shumë intervista se dua të luaj në këtë pozicion dhe tani trajneri më lejon të luaj. Jam shumë i lumtur, po tregoj cilësitë e mia kështu që e rëndësishme është që ne fituam sot”.

“Jam i lumtur për sot, por tani duhet të shohim ndeshjen tjetër kundër Crotone. Grupet e Europa League? Kemi fituar shumë ndeshje pas karantinës dhe duam të vazhdojmë kështu”.

Asist për Colombo apo rastësi? “Jo. Ishte pasim pasi pashë që ishin dy lojtarë pranë meje dhe provova me thembër dhe shkoi mirë. Jam i lumtur për Colombo”.

Cilat nga dy golat zgjidhni? “Të dy janë të bukur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu