Fantazi dhe gola, Milani takon agjentin e yllit të Veronas

AFP_NJ875

Sezonin e kaluar në Serie A një ndër ekipet me futbollin më të bukur ishte Verona, skuadër shumë sulmuese dhe mjaft e organizuar, duke qenë një kockë e fortë edhe për ekipet e kreut te renditjes.

Një ndër yjet e Veronas ishte Mattia Zaccagni, mesfushor i avancuar, i cili zhvilloi një sezon spektakolar, duke luajtur 36 ndeshje në kampionat, me 5 gola e 7 asiste, si dhe protagonizëm absolut në lojën e skuadrës veroneze . Në pranverë u fol se Milani ishte një ndër klubet e interesuar dhe po e shihte si një alternativë për Calhanoglu, në rast se turku nuk rinovonte, gjë që në fakt ndodhi.

Lazio call Zaccagni to replace Correa - Football Italia

Megjithatë, gjatë verës interesimi i Milanit u zbeh, për shkak të kërkesave të larta financiare të Veronas, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga 26-vjeçari,  cili është edhe në xhiron e kombëtares italiane.

Pikërisht në ditët e fundit të merkatos diçka mund të ndryshojë befas, sepse agjenti i Zaccagnit, Tullio Tinti, ka qenë në Casa Milan mesditën e së enjtes. Nuk dihet nëse është biseduar pikërisht për Zaccagnin, gjithsesi, sepse Tinti përfaqëson edhe 2 lojtarë të Milanit, Mattia Gabbia e Alessandro Plizzari.

Zaccagni, i cili kushton të paktën 15 milionë euro, në ndeshjen hapëse të Serie A, javën e shkuar i shënoi 2 gola Sassuolos, duke luajtur së bashku me Barak pas sulmuesit kryesor të Veronas, Kalinic.

Calciomercato Milan: incontro con l'agente di Adli. Le ultime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu