Fantashkencë apo mundësi? Juventusi tenton shkëmbimin me Milanin sipas Calciomercatonews

Juventusi tenton shkembimin me Milanin? Fantashkence, deri tani!

Sipas Calciomercatonews.com, suedezi Kulusevski, qe ka qënë pranë shitjes që në ditët e fundit të merkatos që lamë pas por largimi i Cristiano Ronaldos ndaloi gjithcka, shihet si lojtar zhgenjyes.

Ish lojtari i Atalantas nuk arrin të jetë vendimtar e as të marrë më shumë hapësira në skuadër.

Juventus duket se po mendon për largimin e tij në janar. Një mundësi do të ishte shkëmbimi me mesfushorin e Milan, Bennacer.

Deri tani mbetet një ide por sipas Calciomercatonews.com, në janar mund të nisin bisedimet. Deri më tani Kulusevski ka luatjur vetëm 162 minuta mes kampionatit e Championsit.

Duket gati e pamundur qe Milani te marre ne konsiderate kete shkembim duke ditur se pikerisht per Bennacer refuzoi gati 50 mln euro nga Manchester City gjate veres dhe se e ka blinduar lojtarin deri ne vitin 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu