Familje shembull! Pas Jens Hauge, edhe babai i tij falënderon Milanin dhe tifozët duke e mbyllur me superurim

Jens Petter Hauge është transferuar zyrtarisht te Eintracht Frankfurt. Operacioni i huasë me detyrimin e blerjes që aktivizohet me arritjen e kushteve të caktuara specifike ishte formula e kryer mes Milanit dhe klubit gjerman…

Milan kishte nevojë të shiste dikë për të “fituar para” dhe Stefano Pioli nuk e konsideroi sulmuesin norvegjez thelbësor. Klubi e përfshiu atë në listën e atyre që mund të shiteshin në këtë sesion transferimi veror dhe vlerësoi ofertat e ndryshme.

Eintracht Frankfurt ishte me bindesi nga ekipet e tjera të interesuara.

Hauge i është mirënjohës Milanit për mundësinë që i dha, duke e marrë nga Bodo / Glimt në një nga klubet kryesore në botë.

Dhe mirënjohja u tregua gjithashtu nga babai i tij Jang Ingvald, i cili shkroi një postim të bukur në Twitter të vlerësuar shumë nga tifozët kuqezi:

“Kur Jens u bashkua me Milanin ishte një ëndërr që u realizua. Tani ka një aventurë të re. Eintracht Frankfurt është lëvizja e duhur. Urimet më të mira për Milanin dhe tifozët e Milanit. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen.

Sezon i rëndësishëm në prag: Serie A dhe Champions League. Gjithmonë Milan, forza”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu