Express | Milan-Arsenal, çfarë sfide për talentin holandez! Por Elliott ka dhën “ok” edhe për një tjetër goditje

Milani është gati të sfidojë Arsenalin për anësorin e Bruges, Noa Lang. Holandezi 22-vjeçar, shkolla Ajax, po zhvillon nje sezon te shkëlqyer në Belgjikë, teksa sezonin e shkuar e mbylli me 17 gola në 37 paraqitje.

Siç raportohet nga “Daily Express”, Arsenali ka ndjekur Noa Lang për një kohë të gjatë, por agjenti i lojtarit sapo ka konfirmuar interesimin e Milanit për djalin: sipas gazetës angleze, anësori ofensiv vleresohet në rreth 20 miliona paund, mbi 23 milionë euro.

Milani e filloi sezonin mirë, duke mos zhgënjyer pritjet, dhe në tregun e transferimeve dimërore menaxherët ndoshta do të kthehen në sulm edhe për Romain Faivre, një lojtar francez i ndjekur tashmë në verë.

Sipas lajmeve të fundit, në fakt, Romain Faivre do të ishte qëllimi numër një në rihapjen e merkatos dhe është emri mbi të cilin drejtuesit jane te vendosur të punojë.

Themelet e negociatave me Brest tashmë janë vendosur në verë, dhe drejtori teknik Paolo Maldini ka në mendje një sulm të ri në përpjekje për të blerë përfundimisht mesfushorin 23-vjeçar.

Gazetari Daniele Longo raportoi në fillim të këtij muaji se pronarët i kanë dhënë dritën jeshile marrëveshjes për Faivre dhe një avion privat ishte gati të nisej për në Francë.

Sidoqoftë, marrëveshja kurrë nuk u realizua pasi Brest vazhdoi të kërkonte 15 milionë euro dhe hodhi poshtë 12 milionë euro plus 3 milionë bonus, që ishte oferta e fundit e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu