Pasi ka fituar Milanin, Theo Hernandez tani po e ben edhe te Francas. Kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve ai e nisi titullar dhe shënoi golin vendimtar për fitoren.
Didier Deschamps këtë sezon ka vendosur të bastë mbi të, pasi e kishte injoruar atë në të kaluarën. Rritja e mbrojtësit të kuqezinjve është e dukshme dhe trajneri francez nuk mund të mos e thërriste. Zgjedhja u pagua dhe potenciali i ardhshëm i rritjes së Theos është ende i lartë.
Shfaqjet e Theo Hernandez nuk kaluan pa u vënë re as nga Deschamps dhe as nga ekipet më të rëndësishme në Evropë. Kontrata e tij skadon në qershor 2024, prandaj jo shpejt, por Milani do të bënte mirë të gjente një marrëveshje për rinovimin së shpejti.
Paolo Maldini, i cili mburret me një marrëdhënie të shkëlqyer me të, mund ta bindë atë të zgjasë…
Aktualisht Theo Hernandez fiton rreth 1.5 milion euro neto në sezon, një pagë mjaft “e ulët”. Klubi kuqezi do të duhet të paktën të dyfishojë pagën e tij për të marrë nënshkrimin. Dhe ndoshta do të duhet të bëjë një përpjekje më të madhe ekonomike.
Au u pagua nga Milani rreth 21 milionë euro, një investim i përshtatshëm, pasi kartoni i tij tani vlen mbi 50 milionë euro. Shume klube e kane vendosur ne shenjester francezin dhe Maldini duhet të lëvizë në kohë për te mbyllur rinovimin, duke shmangur kështu krijimin e telenovelave të reja dhe rrezikun e humbjes së lojtarit.
Theo Hernandez ka thënë gjithmonë se eshte i lumtur në Milano dhe kurrë nuk e ka idenë e largimit. Ai është shumë i lidhur me fanellën kuqezi dhe ndjen shumë mirënjohje ndaj Maldini që besoi në të.
Te Stefano Pioli ai gjeti një trajner që di ta vlerësojë dhe me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Për më tepër, duhet thënë se ai gjithashtu gjeti dashuri në Milano.