Everton/ Sqarimi i drejtorit sportiv, Massara per sulmuesin brazilian.

Ne oret e fundit, emri i Everton Soares eshte rikthyer ne orbiten e Milanit. Sulmuesi brazilian i Gremios ishte nje objektiv i kuqezinjve kur Leonardo ishte drejtor sportiv, por sipas spekullimeve te fundit te gazetave te ndryshme, kuqezinjte nuk eshte se e kane lene pas dore ceshtjen e tij.

Por, nga Brazili, gazetari Marcelo Salzano eshte shprehur ne Twitter se ka kontaktuar me drejtorin sportiv te Milanit, Frederic Massara mbi ceshtjen e Everton dhe ai i eshte pergjigjur se Milani nuk po konsideron per momentin blerjen e tij.

Gazetari Marcelo Salzano ne Twitter: “Fola me Frederic Massara, drejtorin sportiv te Milanit. Ai me tha se momenatlisht nuk po merret ne konsiderate ideja per te bere nje oferte zyrtare per blerjen e brazilianit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu