EUROPA LEAGUE: Stacioni “portugez” për grupet, por Milanin e pret short ferri në Nyon!

Pasi kaloi Shamrock Rovers dhe Bodo Glimt, Milani tashmë është në provën e fundit përpara grupeve. Do të jetë transferta portugeze ndaj Rio Aves ajo që do të vendosë për kualifikimin ose jo në fazën finale të kompeticionit.

Të mos harrojmë, ndryshe nga Champions, që është me dy ndeshje, bëhet fjalë për një ndeshje të vetme.

Por, nëse kalon Rio Aves dhe shkon në grupe, një lajm i keq për kuqezinjtë. Milani rrezikon të vendoset në vazon e tretë në shortin e grupeve të Ligës së Evropës, jo saktësisht një pozicion i favorshëm.

Milan ka një objektiv të qartë: të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Duke kapërcyer Rio Ave të enjten e ardhshme, kuqezinjtë do të sigurojnë një vend në fazën finale.

Rreziku, megjithatë, është një tjetër: Milani mund të marrë pjesë në shortin për grupe vetëm në vazon e tretë. Faji i renditjes së UEFA-s që ka rënë ndjeshëm në 6-7 sezonet e fundit, gjë që e ka parë Milan gjithmonë larg elitës së futbollit evropian.

Prandaj kuqezinjtë do ta gjenin veten në short nën shoqërinë e klubeve të tilla si Rapid Vienna, Leicester, Malmoe, Qarabag, Standard Liegi ose Real Sociedad.

Rreziku i vërtetë do të jetë ai i gjendjes në grupin e fashës së parë ose të dytë, që përfaqësohet edhe nga anglezet (Arsenal dhe Tottenham), apo gjermanet (Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg) ose ekipe të tjera të bezdisshme si Benfica, PSV dhe Villareal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu