Europa League/ Përballje të forta për skuadrat shqiptare, shpëton vetëm Laçi

Është hedhur shorti në Nyon Të Zvicrës për të përcaktuar përballje në Europa League.

Shorti nuk ka qenë fort bujar me skuadrat shqiptare të Teutës dhe Kukësit pasi do të kenë përballlje të forta.

Durrsakët do të përballen me spanjollët e Granadas, ndersa Kukësi do të masë forcat me gjermanët e Ëolfsburg.

Vetëm Laçi ka arritur të shpëtojë në një farë mënyre, pasi do të ketë përballë skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva.

Ky short u prit me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, pasi thuajse si kurrë më parë arritën që të kualifikoheshin më tej të gjitha ekipet e Superiores.

Sakaq Milani do ketë përballë skuadren irlandeze te Shamrock Rovers.

Skuadra kuqezi do të përballet më 17 shtator, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë.

Ndeshja, vetem me nje takim do të luhet në Irlandë.

Nje kundershtar i lehte ky per kuqezinjte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu