Milani do të fillojë rrugëtimin e tij në Europa League pas 10 ditësh.
Kuqezinjtë do të përgatiten të njohin kundërshtarin e tyre në turin e dytë të kualifikimeve për të zbritur më pas në fushë me 17 shtator.
Skuadra e Stefano Pioli do të duhet të kalojë 3 ture para se të futet në grupe, që do të nisin me 22 tetor.
Milani shpreson të bashkohet me Romën dhe Napolin, të kualifikuara tashmë, duke nisur rrugëtimin e tij drejt finales, më 26 maj 2021.