ESPN: “Dy vite jashtë Champions League, UEFA kërcënon Milanin!”

UEFA ka vendosur të dënojë katër nga klubet themeluese të European Super League, të cilat nuk janë tërhequr akoma nga ky projekt. Tifozët dhe drejtuesit e futbollit evropian e botëror, por jo vetëm, reaguan ashpër ndaj nismës së klubeve të pasura.

Flasim për Real Madrid, Barcelonën, Juventusin dhe Milanin, që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë krijimit të këtij turneu. 

ESPN raporton se katër ndër klubet më të famshme në planet, mund të pezullohen me dy vite nga kompeticionet evropiane: Champions dhe Europa League.

Drejtues të UEFA-as ka qenë në bisedime me 12 klubet gjatë dhjetë ditëve të fundit për të arritur një dënim më të ulët dhe për të marrë një angazhim zyrtar se Super League nuk do të ndodhë. Ditën e sotme u arrit akordi me 7 nga klubet themeluese: United, City, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Chelsea dhe Atletico Madrid.

Marrëveshja është afër edhe me Interin, kampionët e rinj të Italisë. Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan refuzojnë të dorëzohen dhe pritet të përballen me ndëshkime të ashpra për krijimin e një kompeticioni pa miratimin e UEFA-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu