Eriksen falënderon zyrtarisht Simon Kjaer pas ngjarjes në Euro 2020!

Mjekët që shpëtuan jetën e Christian Eriksen në UEFA EURO 2020 dhe kapiteni i kombëtares daneze Simon Kjær marrin Çmimin e Presidentit të UEFA 2021.

“Unë do të doja të falënderoja Morten [Skjoldager], Morten [Boesen] dhe mjekët që ndihmuan mua në stadiumin Parken më 12 qershor.

Ju bëtë një punë fantastike dhe më shpëtuat jetën. Një falënderim i madh edhe për mikun dhe kapitenin tim Simon dhe shokët e skuadrës në ekipin kombëtar për mbështetjen tuaj, si më 12 qershor ashtu edhe më vonë.

Faleminderit të gjithë tifozëve të cilët më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime. Do të thotë shumë dhe më kanë dhënë forcë dhe mbështetje. Faleminderit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu