“Eriksenin e humbëm, nuk e shpjegoj dot se si u rikthye”. Doktori tregon tmerrin. Kjaer & Co, pa gjumë dhe me psikologë

“Nuk e di ende çfarë ndodhi, nuk kam shpjegim. Nuk mund të analizoj dhe vlerësoj dot se çfarë ndodhi, pasi duhet ta bëjnë specialistët”…

Në një konferencë për shtyp të organizuar në Kopenhagen me drejtorin sportiv të ekipit kombëtar Peter Møller, mjeku i Danimarkës, Morten Boesen dhe trajneri Kasper Hjulmand dhanë disa detaje mbi arrestin kardiak të pësuar dje nga Christian Eriksen.

Futbollisti i Interit sot është më mirë dhe gëzon shëndet të plotë, por do të vazhdojë të qëndrojë në spital deri sa të bëhen të gjitha analizat e duhura mjekësore dhe të vijë “ok” për të lënë spitalin.

Ai madje ka shkruar një mesazh duke thënë se “ndihem mirë dhe kaloi gjithçka”.

Por, ajo pasdite frike do të mbetet në kujtesën e çdokujt që pa ndeshjen dhe ato imazhe. Sidomos të atyre që ishin në fushë…

DENMARK SOCCER UEFA EURO 2020

“Ne nuk kemi një shpjegim pse, nuk mund të përgjigjem. Ekipi mori ndihmë psikologjike, ishin katër profesionistë në hotel me ekipin gjatë natës.

Disa nuk mundën as të flenin. Ne i ndihmuam me grupe, të gjithë ishin në gjendje të shprehin ndjenjat dhe përjetimin e tyre emocional për atë që ndodhi…

Këtë mëngjes këta profesionistë janë kthyer në fushë, lojtarët kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga ndihma mjekësore.

Ne vërtet e vlerësojmë ndihmën e psikologëve.

Sa afër humbjes së Eriksen ishim? Ai ishte i vdekur… (fjalë për fjalë: kishte ikur!)

Pati një arrest kardiak, po. Nuk e di si e rikthyem përsëri, ndodhi shpejt. Unë nuk jam kardiolog, detajet se pse dhe si ua lë ekspertëve”.

Sipas medieve daneze, ndërkohë, kapiteni Simon Kjaer ishte personi më i tronditur dhe ai që kishte mbajtur për brenda frikën, ankthin dhe emocionet, duke u çliruar vetëm në mbrëmje…

Madje, i kishte kërkuar edhe trajnerit që të mos vazhdonte më ndeshja sepse nuk ishte normale. Jo më kot u zëvendësua i pari pas minutës së 60-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu