“Ëndrrat realizohen, mjafton të besoni! Luaja për t’u argëtuar, punoja sepse duhej. Kurrë nuk e mendoja…”

I intervistuar në mikrofonat e MilanTv, Junior Messias zbuloi gjithçka në 360 gradë. Afrimi i fundit në merkaton e Milanit, i cili mbërrin në huazim për 2.6 mln euro dhe blerje të mundshme për 5.6 mln euro dhe shtuar këtu edhe 1 mln euro bonus (operacion 9 mln euro nëse kryhet) ka shprehur lumturinë e tij.

“Kur pashë fjalën Milan u emocionova. Milani është skuadra e zemrës sime të cilën kam mbështetur gjithmonë edhe kur isha në Brazil dhe jam i emocionuar që jam këtu”.

Për Maldini dhe Ibrahimovic: “Paolo ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani ai po bën një punë të shkëlqyer si menaxher.

Ai është një person shembullor. Është edhe Zlatan aty, një lojtar i jashtëzakonshëm”

Për të kaluarën: “Mësova të luaja në rrugë me miqtë, por ndonjëherë edhe vetëm. Aty ku kishte hapësirë ​​për të goditur një top, e bëra edhe vetëm.

Ishte një gjë e bukur dhe kjo ishte ajo që më pëlqeu më shumë. Argëtohu dhe kaq. Prindërit e mi më kanë shtyrë gjithmonë, pastaj familja ime, gruaja ime, fëmijët e mi bënë pjesën tjetër. Me ata ndryshova”.

Mbërritja në Itali: “Unë mbërrita këtu dhe gjithçka ishte ndryshe, nuk kisha lënë kurrë qytetin tim. Ishte një botë krejt tjetër, u vendosa menjëherë dhe fillova të punoja.

Isha edhe me vëllain tim që kisha sjellë me vete dhe ai u kthye në Brazil pas 30-40 ditësh, por unë qëndrova këtu”

Për ëndrrën: “Në një moment të caktuar nuk e besoja më, luaja vetëm për t’u argëtuar, kështu që nuk mendoja se mund të arrija në këtë nivel.

Në ligat amatore luajta për 10 muaj, pastaj në dy muaj të tjerë shkova në punë dhe bëja rolin e korrierit, me dërgesa…

Kjo gjë më bëri të shikoja vlerat e jetës dhe më shtyu aq shumë”.

Për punën e bërë: “Nëse kam mbërritur këtu është sepse kam punuar shumë, kam vuajtur, kam bërë sakrifica.

Kur mbërrin në këto nivele duhet të tregosh vlerat e tua, të ndihmosh të tjerët, të bësh ekip, grup, të gjithë së bashku sakrifica”.

Për yjet e Milanit: “Shumë lojtarë vërtet të fortë kanë kaluar te Milani të cilët janë idhujt e mi, jo vetëm brazilianët, por edhe italianët.

Ekipi është i ndërtuar mirë, luan mirë dhe është stërvitur mirë. Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje t’i arrijmë qëllimet tona”

Për Ibra dhe Giroud: “Të luash me ata bëhet më e lehtë: ata të bëjnë të kuptosh, me lëvizjet, se kur është e nevojshme e dërgojnë topin në rrjetë me një pasim”.

Pas mbërritjes në Milano: “Unë jam i përulur dhe punoj për grupin dhe kjo është forca ime. Duhet sakrificë, duhet punë.

Asnjëherë nuk kam menduar të arrij aq lart, megjithatë, vit pas viti dhe sezon pas sezoni kam punuar për të luajtur te kampionatet gjysmëprofesioniste dhe kur mbërrita në Serie B punova për atë kategori.

Ëndrrat bëhen realitet, vetëm duhet të besoni në to”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu