Emil Roback në hapat e Zlatan Ibrahimovic, njihuni me karakteristikat e tij

Një nga të rejat verore të Milanit i përket formacionit Primavera (Shpresat).

Bëhet fjalë për suedezin Emil Roback, sulmues i Hammarby.

Drejtori sportiv i skuadres skandinave Jasper Jansson ka folur për mikrofonët e Fotboll Direkt pikërisht për të prezantuar Roback dhe për të folur për aftësitë e tij teknike.

“Milani e do? I kuptoj të gjithë ata që janë interesuar për Roback – ka konfirmuar Jansson – Është një talent i vërtetë, me një forcë fizike dhe teknike të madhe, që tani shënon shumë gola”.

17-vjeçari është që tani në hapat e Zlatan Ibrahimovic:

“Sipas meje ka shumë dhunti, por mbi të gjitha ka Faktorin X. Dhunti natyrale dhe një shpejtësi të madhe. Përpara tij me siguri ka një të ardhme pozitive”.

Kujtojmë që Emil Roback ka mbërritur në Milano dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu