Mendimet për çështjen Gianluigi Donnarumma dhe për vërshellimat e shumta të marrë gjatë Itali-Spanjë vazhdojnë të jene aktuale ne rrjetet sociale dhe media…
Kësaj radhe është radha e ish-sulmuesit Sergio Pellissier, flamurit të Chievo Verona që ka lënë futbollin prej disa vitesh dhe sot eshte drejtuar i larte i klubit te sapoformuar te ish-Chievos se vjeter….
Më shumë sesa në vershellimat ne San Siro të mërkurën e kaluar, Pellissier donte të theksonte rinovimin e dështuar të Donnarumma, i cili hodhi poshtë propozimin e Milanit prej 8 milionë eurosh në vit nën këshillën e agjentit Mino Raiola.
I pyetur për Radio 24 Pellissier mbajti anën e Milan dhe menaxherët e tij në lidhje me lamtumirën e Donnarumma pa asnjë kosto drejt Parisit:
“Milan bëri mirë, kërkesat për rinovim ishin të tepërta. Nuk është e drejtë t’i japësh 12 milionë lojtarëve dhe 20 milionë komision agjentit. Eshtë e drejtë që agjentët të fitojnë diçka, por jo aq shumë”.
Një lavdërim në veçanti për Paolo Maldinin: “Unë besoj se Maldini bëri mirë, me ndërgjegje. Nëse të gjitha klubet arsyetojnë si Milan, çmimet e merkatos dhe kërkesat kontraktuale do të binin në mënyrë dramatike”.
Konfirmimi se Milan aktualisht mbetet një nga klubet më virtuoze dhe të qëndrueshme në skenën evropiane sa i perket buxhetit…