“Elliott po investon shumë te Milani! Erdhi në heshtje, tani është protagonist. Kjo ka rëndësi”

Peppe Di Stefano, i cili foli në SkySport24, u ndal te Milani dhe fuqia Elliott, që fillimisht e nisi duke menduar se do ta hiqte qafe shpejt “peshën” kuqezi mbi supe, por tani duket se i ka hyrë në qejf dhe madje ka refuzuar edhe oferta prej 800 mln eurosh për klubin:

“Elliott po investon shumë, dukej se ishte kalimthi por tani nuk duket se është më. Kanë zgjedhur një administrator të deleguar me të cilin fondi amerikan synon të rritet shumë nga pikëpamja financiare”.

Milan, Gazidis, Maldini e Massara a colloquio con Pioli prima del Lecce -  Tuttosport

“Padyshim që emergjenca e koronavirusit ka ndërlikuar planet, veçanërisht përsa i përket marketingut dhe çështjes së stadiumit. Elliott ka idetë e tij: për shembull, kur blejnë një lojtar, ata përdorin një algoritëm për të kuptuar se si do të zhvillohet vlera e tij me kalimin e viteve”.

“Elliott mendon si italian tani, arriti në heshtje, por tani është protagonist dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Milanin”.

Edhe Marco Bellinazzo, pena e “Il Sole 24 Ore” thekson: “Të gjithë kanë frikë nga këto prona të huaja, por duhet të kuptojnë se shpesh mund t’ia fusin kot! Në rastin e Milanit dhe Interit kjo nuk ka ndodhur.

Elliott ka derdhur 140 milion euro në arkat kuqezi që nga korriku dhe ky është një sinjal i rëndësishëm për klubin që të kthehet në nivelet e larta të kalibrit evropian. Kjo gjithashtu kalon nga kualifikimi për në Champions League”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu