“Elliott po humbet durimin me Interin, po mendon rrugën e re”

“Elliott po humbet durimin!” E shkruan Pietro Mazzara te editoriali i tij në MN, ku flet mbi çështjen e stadiumit të ri.

Gazetari shkruan se fondi amerikan është duke vlerësuar seriozisht që të shkëputet nga projekti i përbashkët me Interin dhe ta ndërtojë vetë stadiumin edhe pse do të duhet një shpenzim që prek gati 1 miliardë euro.

Për kompaninë kuqezi, ndërtimi i një super stadiumi është hapi themelor për t’u rikthyer në ajkën e futbollit dhe për ta bërë me bindje dhe duke dëshmuar se Milani e ka seriozisht dhe se dëshiron të rifitojë kohën e humbur në këto vite agoni.

Interi po vonon mbi garancinë ekonomike dhe Bashkia ka ndaluar dhe pret dokumentet, ndaj edhe Elliott po humbet durimin.

Milanit iu kërkuan garanci dhe Elliott nuk vonoi të bënte transparencë pa asnjë problem. Edhe Gazidis e ngriti çështjen në intervistën e fundit dhe tregoi me bindje se stadiumi i ri do të bëhet, në një mënyrë ose në një tjetër…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu