“Elliott hap portofolin për tre arsye! Meite u krye, pritet Mandzukic. Ja sa ofron Milani për Tomori”

Në editorialin e tij te Tuttomercatoweb, gazetari Enzo Bucchioni ka sqaruar pozicionin e Milanit te merkato dhe investimet. “Fondi Elliott do të investojë. Kjo është ajo që dimë. Pse? Sepse e sheh mundësinë e fitimit të Scudetto ose të paktën kthimit në Champions League shumë afër këë sezon.

Dhe Champions League do të thoshte më shumë reklama, më shumë para të arkëtuara dhe rritje vlerash të futbollistëve.

Për Meitè është kryer, vjen në një huazim të rëndë, por një operacion që vlen dhjetë milionë në total nëse shlyerja bëhet në verë.

Ndoshta do të debutojë në Cagliari të hënën.

Mandzukic gjithashtu i tha po kuqezinjve. Ai dëshiron të kthehet, nuk do të kërkojë hënën për gjashtë muaj me kuqezinjtë për të qenë zëvendës Ibra, por jo vetëm. Diskutohet ende për formën, por ka optimizëm.

Mbrojtësi? Simakan gati ishte bërë, tani ai është i dëmtuar. Sidoqoftë, blerja vlerësohet, lojtari pëlqeehet dhe mund të jetë një mundësi për verën.

Kështu, Milani kthen reflektorët te Tomori, 24 vjeç, i Chelsea. Qendërmbrojtësi anglez, pas disa huazimeve, këtë vit u kthye te blutë, por luajti shumë pak.

Milani po negocion një të drejtë blerje diku te 10-15 mln euro, por Chelsea kërkon shumë dhe ndaj negociatat vazhdojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu