Elliot aleati me i mire i Milan!

Qe Milan ne raport me UEFA nuk po kalon momente te mira ajo dihet, por Elliot eshte aleati me i mire per kuqezinjte dhe mund ta ndihmoje serish me fonde te tjera kuptohet jo per bamiresi por per faktin qe Milan si klub dhe si lojtare te mos humbin vleren e tyre ne treg.

Elliot do te jete protagonisti kryesor ne mbrojtjen e gjyqit te ardhshem ne qershor edhe pse nuk mund te mjaftoje, Elliot do te marre nje pozicion me te rendesishem pasi nese Yonghong Li nuk arrin te shlyeje borxhin atehere Fondi Amerikan behet automatikisht pronar i klubit kuqezi. Megjithate ky nuk eshte ne planet e Elliot per te qene pronar pasi ne momentin e pare fondi do te gjeje bleres te rinj per klubin dhe Milan do te behet serish me pronare te rinj, por fakti qe Elliot do te nderhyje me fonde eshte gjithmone per te mos i humbur vleren klubit i cili nga UEFA ka marre nje goditje te rende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu