El Mundo Deportivo – “Sa konkurrencë për objektivin e Milanit! Barcelona…”

Mes futbollistëve që kanë qenë shpesh në orbitën e Milanit është sigurisht edhe mbrojtësi i djathtë i krahut te Betis, por në pronësi të Barcelonas, braziliani Emerson Royal.

I talentuar dhe kërkuar nga shumë skuadra, sipas “El Mundo Deportivo”, konkurrenca e Milanit do të jetë e ndezur. Maldini dhe Massara e pëlqejnë jashtë mase, por kosto e kartonit është rreth 30 mln euro, shumë para për kuqezinjtë në këtë kohë pandemie…

Arsenal, PSG dhe Leverkusen gjithashtu kanë shfaqur interes. Milani do të kthejë me shumë mundësi Dalot mbrapsht pasi 20 mln eurot që kërkon Manchester United janë shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu