El Confidencial: “Super League mbetet gjallë. Heqja dorë vetëm me fjalë, 12 klubet ende…”

Lajme të rëndësishme vijnë nga Spanja në lidhje me projektin Superlega. Gazeta El Confidencial (e cila kishte akses në kontratën origjinale Super League, atë të nënshkruar nga të 12 Klubet Themeluese) dhe gjithashtu Sport, shpjegojnë se si projekti i lindur më 17 Prill është ende gjallë, pavarësisht njoftimeve për dalje të 6 klubeve angleze, të Atletico Madrid, Interit dhe Milanit.

Një nga hapat kryesorë të kontratës është si vijon: “Themeluesit kanë rënë dakord të zotërojnë së bashku dhe në mënyrë të barabartë Evropian Super League Company SL, një kompani me përgjegjësi të kufizuar që do të zotërojë dhe administrojë Superleague drejtpërdrejt dhe përmes një numri bashkëpunëtorësh”.

Kërcënimet nga UEFA, si dhe protestat e tifozëve, siç dihet kishin bërë që Inter, Milan, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool të tërhiqeshin, por të gjitha këto klube do të kishin njoftuar daljen e tyre nga projekti vetëm verbalisht.

Në fakt, shpjegojnë burimet, asnjë nga klubet e përmendura nuk ka hequr dorë nga aksionet e tyre dhe për këtë arsye kompania që duhet të menaxhojë Superleague është ende në pronësi (dhe në pjesë të barabarta) nga të 12 kompanitë.

Shkurtimisht, marrëveshja e nënshkruar në 17 Prill (dhe e depozituar në Gjykatë) nuk është zgjidhur dhe mbetet në fuqi në të gjitha aspektet. Me të 12 kompanitë që, pertej njoftimeve te heqjes dorë, do të ishin akoma pjesë e projektit në të gjitha aspektet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu