Ekspozohet Raiola, e ardhmja e Romagnolit duket e vendosur! Deklaratat e agjentit

Vazhdojnë të mbërrijnë deklarata te reja në lidhje me intervistën që Mino Raiola i dha Rai Sport, në programin Total Football, i cili do të transmetohet të hënën në kanalin RaiSport, ora 23.00.

Në orët e fundit jane raportuar deklaratat në lidhje me Gianluigi Donnarumma dhe mundësinë e tij për t’u bashkuar me Juventusin.

Një transferim, i cili nga sa mund të shihet nga fjalët e agjentit të njohur, ishte vërtet i mundur.

Është e qartë se vetëm dështimi i Szczesny për të thënë lamtumirë shmangte tradhtinë e madhe nga klasa e vitit 1999.

Tani vëmendja është te Alessio Romagnoli. Kapiteni qe ka marre veten dhe po luan me shume, eshte prane skadimit te kontrates (veren e ardhshme) dhe nuk ka gjasa që ai të zgjasë kontratën e tij me Milanin.

Ballafaqimi me Mino Raiola nuk do të jetë aspak i lehtë dhe një nga hipotezat e bëra javët e fundit është pikërisht ajo e një zbarkimi te Juventus…

Bardhezinjte duhet të nisin te mendojne pas Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellini. Romagnoli, kështu mund të zbarkonte në Torino. Kjo hipotezë konfirmohet nga i njëjti agjent, i cili gjithashtu ka de Ligt te Juve:

“Ata janë ndër mbrojtësit më të fortë në Evropë – raporton Tuttosport -. De Ligt ka një kontratë, ndërsa Romagnolit i skadon vitin e ardhshëm.

Po, mendoj se ata mund të luajnë së bashku te Juventus vitin e ardhshëm, por kini kujdes sepse De Ligt gjithashtu mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Merkato funksionon kështu ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu