Eksperti Romano: Milani i qetë sa i për rinovimit të Donnarumma! Situata paraqitet ndryshe…

UDINE, ITALY - AUGUST 25: Gianluigi Donnarumma of AC MIlan in action during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Stadio Friuli on August 25, 2019 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Negociatat për rinovimin e Donnarumma nuk kanë filluar ende! E thotë me siguri eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, për Calciomercato.com.

Dhe arsyeja është e thjeshtë: Milan dhe Raiola kanë vendosur t’i japin përparësi Ibrahimovic dhe merkatos së transferimeve, pastaj do të flasin seriozisht për portierin vetëm më vonë.

Milani është i bindur që Gigio do të rinovojë pa probleme: së bashku ata kanë filluar një rrugë të rritjes dhe ekziston vullneti i të dy palëve për ta vazhduar atë.

Ekziston optimizëm dhe shumë shpejt do të ketë edhe një negocim të vërtetë.

E qartë që rroga fillon nga 6.5 milion eurot e fituara aktualisht nga Donnarumma: Raiola synon të rritet në shifra më të larta dhe Milani duket i gatshëm të pranojë kërkesat. Për momentin, nuk ka asnjë kërkesë ose ofertë: negociatat nuk kanë filluar ende.

Javën e fundit është folur për një kërkesë shokuese për 10 milion euro nga Raiola, megjithatë e mohuar nga disa burime. Vetë Fabrizio Romano e përjashton këtë kërkesë.

Agjenti nuk ka bërë asnjë propozim dhe as Milani. Donnarumma është i qetë dhe dëshiron të qëndrojë: nuk ka pasur kurrë dyshime për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu