Eksperti i merkatos, Romano: PSG provoi goditjen Theo Hernandez, ja se si shkoi historia…

Që në ndeshjen e tij të parë me Milanin, edhe pse miqësore vere, u kuptua se Theo Hernandez nuk do të ishte një tjetër “meteor” që vinte te kuqezinjtë për t’u larguar si dështim!

Tifozët e kuptuan se kishin të bënin me një futbollist të jashtëzakonshëm dhe pyesnin veten se si Real Madrid e la të largohej kaq lehtë me vetëm 20 mln euro të shpenzuara nga Milani.

Francezi dukej i fortë, por shpërthimin e tij të jashtëzakonshëm as vetë lojtari nuk e priste. Potenciali i tij u nënvlerësua, ndërsa klubi kuqezi besoi fuqimisht në të pavarësisht skepticizmit të dikujt edhe në Itali.

7 gola dhe 5 asist në 36 ndeshjet e zhvilluara në sezonin e tij të parë në Itali. i dyti ka nisur me gol vetëm në ndeshjen e gjashtë të zhvilluar, edhe pse i është afruar në të paktën 4 raste të tjera golit.

Padyshim që performanca e Theo Hernandez nuk kaloi pa u vërejtur nga evropianët e mëdhenj. Në veçanti, dikush avancoi përpara për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së një negociatave: Paris Saint-Germain.

Por, siç zbulohet nga gazetari sportiv dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Milani hodhi poshtë çdo përpjekje.

Klubi e konsideron mbrojtësin francez të pashitshëm. Vetë lojtari tha se ishte i lumtur të luante në Milano dhe nuk ka marrë parasysh opsionet e tjera për sezonin 2020/2021.

Theo e sheh veten me fanellën kuqezi për një kohë të gjatë, i bindur se skuadra mund të kthehet në Ligën e Kampionëve. Ai beson në projektin që iu ekspozua nga Paolo Maldini kur e bindi atë të nënshkruante për Djallin.

Theo Hernandez tashmë ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist këtë sezon, por synon të përmirësojë numrat nga sezoni i kaluar. Ndeshja tjetër në kalendar do të jetë derbi kundër Interit dhe ai do të përballet me një kundërshtar që është gjithçka përveç komoditetit në krah: Achraf Hakimi. Dueli mes dy ish-lojtarëve të Real Madridit do të jetë interesant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu