“Ekipi ndjen përgjegjësi ndaj fanellës kuqezi, Ibra shpesh përsërit një fjali para djemve”

Milani dëshiron ta nisë sezonin aty ku e la, në shenjën e lojës së bukur, golave dhe fitoreve! Kjo është rruga drejt rikthimit në elitë, aty ku I takon klubit kuqezi!

Trajneri Pioli ka bërë një përmbledhje të asaj që sheh dhe percepton, duke zbuluar edhe një fjali që shpesh Ibra I përsërit shokëve…

“Një grup djemsh që ndiejnë përgjegjësinë e kësaj fanelle, e bëjnë atë me një ndjenjë të madhe të përkatësisë, me lumturinë e të qenit këtu çdo ditë. Një shenjë e rëndësishme. Unë mendoj se tifozët tanë do të jenë shumë të lumtur të shohin një ekip që do të japë gjithçka që ka”.

“Skuadra është shumë kompakte dhe pozitive, pasi Zlatan shpesh thotë: “Ne luajmë me vetëbesim, ne luajmë si Milan”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu