Editoriali i Criscitello: Milani e ka seriozisht! Fitimi i titullit do të shpëtonte kampionatin italian

Michele Criscitello, drejtori i Tuttomercatoweb dhe SportItalia, te editoriali i tij ka folur sidomos për Milanin dhe ecurinë kuqezi që sot e ka çuar në krye të Serie A.

“Nëse ecuria e Milanit vazhdon do të ishte mirë. Dhe të gjithë shpresojmë kështu. Epo, jo tamam të gjithë.

Nëse Milani vazhdon të mbetet në krye të renditjes, do të ishte një shpëtim për futbollin italian sepse monotonia e Juventusit që fiton për dhjetë vjet rresht vret sistemin e futbollit tonë.

Nëse skuadra e Pioli bëhet ajo e Bonera-s dhe askush nuk e vëren, nëse Milani i Ibrahimovic bëhet i Kessie dhe askush nuk e vëren atë, atëherë kjo do të thotë që Milani është përsëri në të menduarit si një ekip.

Kur i mbyllni ndeshjet për 20 minuta, këto janë shenja të rëndësishme. Nëse fitoni 2-0 dhe vazhdoni të shtypni kundërshtarin deri në minutën e 90-të, kjo do të thotë që rruga është e drejtë.

Ne nuk do të vnim bast as 50 cent kur nisi sezoni, por po del një lodër e çmendur e ndërtuar nga Maldini, të cilit i kisha dhënë titullin idioti i merkatos.

Ne sinqerisht shpresojmë që ky Milan të vazhdojë kështu dhe nëse fuqizohet pak në mbrojtje, veçanërisht numerikisht, mund të jetë viti i duhur.

E themi atë në heshtje: është për të ardhur keq për angazhimin e dyfishtë në Evropë. E enjta e Kupës heq forcën dhe energjinë. Duke e rishikuar kasetët, ato penallti do të kishte qenë më mirë të ishin humbur gjatë verës.

Klubi kuqezi, vitet e fundit, ka bërë shumë fluturime boshe. Merkato, klubi dhe stafi teknik.

Tani ka gjetur vendin e duhur dhe merita e Maldini ishte mbi të gjitha për ta bërë Gazidis të kuptonte se edhe një revolucion tjetër nuk do të ndihmonte që projekti të rritej.

Ne jemi të gjithë tifozë të Milanit, për hir të Serie A, dhe nëse Interi zgjohej do të ishte fantastike të shikonim derbin e ndezur të Milanos deri në fund”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu