Edhe Mourinho mendon se si Ibrahimovic nuk ka në botë dhe histori!

Raporti mes Jose Mourinho dhe Zlatan Ibrahimovic ka qenë gjithmonë i mirë dhe shpesh si njëri, ashtu edhe tjetri, nuk kanë humbur rast ta theksojnë këtë gjë.

Sot Ibra udhëheq Milanin, ndërsa Mourinho Tottenham. Te mendja e të dyve është mentaliteti fitues dhe për të arritur gjithmonë maksimumin.

Por, natyrisht që kjo është vetëm për persona të caktuar.

Në intervistën për Tencent Sports, José Mourinho foli për punën e trajnerit dhe për cilësitë e nevojshme për ta bërë atë në mënyrën më të mirë:

“Ka punë që kërkojnë një gjendje të veçantë fizike, si futbollisti. Një 40-vjeçar nuk ka të njëjtin potencial të një 20 ose 30 vjeçari, përveç nëse quhesh Zlatan Ibrahimovic.

Për t’u stërvitur ju nevojitet vetëm truri juaj, përvoja dhe njohuritë mund t’ju përmirësojnë vetëm profilin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu