“Edhe me një këmbë 50 vjeç…” Legjenda Totti lartëson Ibrahimovic!

Gjatë prezantimit të librit autobiografik të Sinisa Mihajlovic “Ndeshja e jetë”, Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës dhe shok skuadre më serbin dikur, foli edhe për Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi kuqezi është duke bërë mjaft mirë edhe pse mosha e tij shënon 39 vjeç dhe vitin tjetër do të jetë 40 vjeç!

Praktikisht, mosha kur 90% e futbollistëve kanë braktisur sportin dhe po merren me diçka tjetër…

Totti nuk e fsheh dëshirën të kishte luajtur me Zlatanin, aq sa e kthen edhe me shaka kur e pyesin: “Me Ibrahimovic do të kisha qenë si Nocerino dikur… (qesh)

“Nëse me pyet për Zlatan, të them se mund të luajë edhe me një këmbë deri në moshën 50 vjeç. Eshtë një kënaqësi ta shohësh”.

“Ibra është i fortë fizikisht, i mirë teknikisht dhe ka disa goditje të pabesueshme dhe të papritura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu