“Edhe dje Milani tregoi se mund të luftojë për Scudetto. Ka ndeshje që lindin të mallkuara, por…”

Gazetari i njohur dhe zëvendëskryeredaktori i Gazzetta dello Sport, Andrea Di Caro, komentoi barazimin 2-2 të Milanit dje kundër Parma:

“Nuk ekziston asnjë mënyrë për të ngadalësuar në renditje që nuk dëmton dhe lë keqardhje.

Por kur kundërshtarët shkojnë në avantazh me dy gola në vetëm dy goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes dhe t’i godet katër shtylla, e sheh veten të anulohet një gol për disa centimetra, gjen një portier në formë por arrin të barazosh në minutën e 91′, atëherë duhet të jesh i lumtur dhe të heqësh etiketimin fati i keq.

Ka ndeshje që lindin keq, bëhen të mallkuara dhe është shumë nëse i korrigjon ato, sepse nuk ke mundësi t’i fitosh.

Në këtë kampionat 8 fitore dhe tre barazime, të gjitha në shtëpi. Kundër Veronës disa javë më parë, gjithmonë 2 gola poshtë, Ibra vendosi 2-2.

Këtë herë me Zlatan që mungon, Theo Hernandez u kujdes për të.  

Milani nuk ka se çfarë t’i kërkojë vetes dhe të ketë pengje. Dhe diskutimi nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse do të vinte humbje ndaj Parma.

Nuk ishte ai Milan që të merr përpara, sigurisht, por bëri atë që në ndeshje të tjera i mjafton për të fituar dhe për të koleksionuar elozhet për një grup të ri, kompakt, të bashkuar dhe në rritje të vazhdueshme”.

“Rezultati është i rëndësishëm, por nuk mund dhe nuk duhet të përmbysë gjykimet dhe të ndryshojë radikalisht analizat”.

“Dhe kuqezinjtë nuk dalin nga ky barazim me ëndrra të reduktuara për lavdi. Edhe dje treguan se mund të luftojnë për titull”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu