Edhe dje gol me Santos, Milani “i jep gaz” drejt talentit brazilian! Sportmediaset: Oferta e mundur

Milani po vë bast fort mbi Kaio Jorge dhe po shqyrton nëse do ta marrë menjëherë ose të presë për merkaton e janarit kur lojtari do të jetë në gjendje të largohet nga Santos në një transferim falas (kontrata e tij skadon më 31 dhjetor 2021).

Siç raportohet nga Tuttosport, sulmuesi i ri brazilian do të zinte vendin e fundit si një lojtar jo i Bashkimit Europian (pra, ekstrakomunitar) që kuqezinjtë kanë në dispozicion (tjetri është zënë nga transferimi zyrtar i Tomorit).

Konkurrenca është e madhe. Dje Kaio Jorge shënoi një tjetër gol në Libertadores, teksa Juventusi dhe Napoli gjithashtu ia kanë vënë syrin djaloshit të talentuar brazilian.

Por, Milani mund të kënaqë Santos duke paguar diçka të ngjashme me 10 mln euro, në mënyrë që ta lërë të lirë që tani dhe të firmosë me kuqezinjtë.

Agjenti i tij, sakaq, kërkon komision 10 mln euro. Por, drejtuesit kuqezi e duan Kaio Jorge dhe do të bëjnë çmos që ta sjellin atë nën urdhërat e trajnerit Piolit që këtë verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu