Vazhdojnë problemet te Milani dhe duket sikur nuk kanë fund. Hakan Calhanoglu, që e mbylli ndeshjen me Juventusin duke çaluar pak, sipas asaj që raportohet nga mediat e ndryshme italiane, ka pasur një problem të vogël në kavilje, një enjtje si pasojë e lojës.

Përjashtohet një mikrofrakturë për momentin, por rrezikon që të mungojë ndaj Torinos, të shtunën në “San Siro”. Gjendja e tij do të vlerësohet në 24-48 orët në vazhdim.
Sigurisht, nëse do të mungonte, do të ishte një tjetër goditje e madhe për kuqezinjtë, duke parë se ndaj Juventusit mungonin 7 futbollistë dhe nëse Calha i shtohet listës, pavarësisht rikthimit të Tonalit pas skualifikimit, do të ishin po shtatë.