E vuajti nga tribuna ndeshjen, Calabria sot operohet: “Deri në çastet e fundit vuajta”

Davide Calabria e vuajti ndeshjen Milan-Manchester United nga tribuna, teksa bashkë me Rebic, Romagnoli, Leao dhe Hauge e ndoqën ndeshjen në “San Siro” dhe ishin vendosur pikërisht mbrapa Stefano Piolit.

Edhe pse nuk zbriti në fushë, mbrojtësi kuqezi deshi të jepte një mesazh për tifozët duke bërë postim në rrjetet e tij sociale.

“Vuajta në tribunë bashkë me ju deri në çastet e fundit! Nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë përpara, mendjen te objektivi ynë. Do të kthehem shumë shpejt”.

Kujtojmë që sot mbrojtësi do të operohet dhe do të kthehet ndoshta brenda 2-3 javësh sipas kohëve të para, por mund të duhet deri në 1 muaj kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu