E thërrisnin “Mister 500 mijë euro”, Nocerino ka një mesazh për Messias: Mos i dëgjo çfarë flasin, shiko se edhe unë…

Nga faqet e Tuttosport, Antonio Nocerino foli për përvojën e tij te Milani:

“Unë nuk isha Cesc Fabregas i situatës, pasi në atë kohë flitej për një transferim të mundshëm të spanjollit te Milani, por kisha luajtur disa sezone bindëse në Serie A me Palermon.

Sigurisht, nuk ishte e lehtë të tregoje veten në një Milan të ekzagjeruar, por gjithmonë kam menduar se puna gjithsesi shpaguhet.

E përballova sfidën në një mënyrë të qetë, por ju them të vërtetën: muaji i pare nuk ishte i lehtë.

Nga jashtë më masakruan: nga numri i fanellës që kisha zgjedhur, deri te kritikat e atyre që pretendonin se nuk beja per Milanin.

Pastaj me angazhimin arrita të ndryshoja mendjen tek ata që kruanin hunden…

Kisha fatin të luaja me lojtarë dhe burra që më ndihmuan shumë. Te kuqezinjte jeton ne një mjedis që te qetëson, nuk te bën të peshoje presioni, pjesa tjetër vjen si pasojë”.

Mesazh ky drejtuar edhe Junior Messias, qe vjen nga Crotone te Milani dhe mes shume kritikave, paragjykimeve dhe talljeve…

Une vertet e pelqej ate. Ai është një lojtar cilësor, vërtet i fortë. Kjo është një blerje e madhe. Ai demonstroi vitin e kaluar te Crotone, kur luajti në një kampionat të rëndësishëm, se zotëron aftësitë përkatëse.

Sigurisht Milani është Milani. Njerëzit mendojnë më shumë për emrat, ata ëndërrojnë për futbollistin e famshëm.

Ndoshta tani ka pak skepticizëm të përgjithshëm, si kur mbërrita une. Por falë Zotit është fusha që flet. Për këtë uroj që Messias të bëjë edhe më mirë sesa kam bërë me Djallin. Unë e di historinë e tij të bukur. Meritonte të jetonte ëndrrën për të luajtur në radhët e kuqezinjve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu