E pyesnin për Federico Chiesa pas fitores ndaj Torino, tërbohet presidenti i Fiorentina-s!

E ardhmja e Federico Chiesa-s duket se është “në ajër” dhe ende jo e vendosur. Djaloshi ka shprehur dëshirën të mos rinovojë dhe largohet, duke i qëndruar paktit që u vendos 1 vit më parë.

Në anën tjetër, pretendimet ekonomike të Fiorentina-s duken të palogjikshme. Duke folur në fund të ndeshjes Fiorentina-Torino, presidenti i klubit vjollcë, Roço Commisso foli për thashethemet e tregut në lidhje me Federico Chiesa në mikrofonët e Sky Sport:

“Nuk do të përgjigjem. Gjithmonë e njëjta gjë, na lini të punojmë.  Nëse ekziston mundësia të marrim një lojtar tjetër, do të shohim, por unë jam i kënaqur me mënyrën se si formohet skuadra. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu