E provokuan mbi kritikat, Pioli “asfalton” Sky Sport dhe i mbyll gojën pas ndeshjes!

Pas dy humbjeve në kampionat dhe dy barazimeve në Europa League, Milani kthehet përsëri te fitorja dhe suksesi duke bindur 2-1 në Romë.

Sigurisht që Stefano Pioli kishte reagimin që priste nga ekipi i tij. Performanca ishte e një niveli krejt tjetër se sa në ndeshjet e fundit.

Nuk kishte mungesë të gabimeve dhe aspekteve për tu analizuar në mënyrë që të përmirësoheshin, por lojtarët kuqezi kanë treguar se ata dinë të reagojnë dhe të jenë në gjendje të kthehen në lojë siç bënë në vitin 2020.

Fitorja i shërbeu Piolit dhe grupit, në qendër të disa kritikave për rezultatet dhe performancat e ndeshjeve para asaj në Olimpico.

Një sukses nga i cili të filloj përsëri për të vazhduar garën e Champions League dhe ndoshta edhe të mendoj për Scudetto. Interi është +4 dhe ka ende shumë ndeshje në Serie A.

Fabio Caressa në Sky Calcio Club pas ndeshjes Roma-Milan e pyeti Piolin në një mënyrë provokuese dhe ironike nëse ai kishte vendosur në dhomën e zhveshjes artikujt e gazetave që e cilësonin Milanin e tij si të vdekur duek i bërë varrimin!

Trajneri kuqezi u përgjigj me një shaka por jo edhe aq, pasi i mbylli gojën Fabio Caressas-s, pra moderatorit të emisonit në Sky Sport:

“Thjesht u tregova disa nga programet tuaja djemve…”.

Pastaj shtoi se kjo nuk është e vërtetë dhe shpjegoi se sa krenar është me djemtë e tij. Përgjigja e tij u vlerësua shumë nga tifozët e Milanit, të cilët në rrjetet sociale vlerësuan Piolin për përgjigjen e dhënë gazetarit të Sky.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu