Bakayoko-Milan, një marrëveshje që rrezikon të dështojë për shkak të përfshirjes së Real Madrid?
Zidane do ta donte atë në Spanjë dhe Reali do të ishte zgjedhja e parë e francezit!
Për Bakayoko dukej e bërë për një kthim në Milano, por tani situata mund të ketë marrë një kthesë krejt tjetër. E pafavorshme për klubin kuqezi.
Mesfushori i Chelsea, në fakt, sipas “El gol digital”, do të ishte gati të transferohej te Real Madrid.
Klubi spanjoll bëhet zgjedhja e tij e parë, duke qenë në të vërtetë, ëndrra e mesfushorit 26-vjeçar francez.
Dhe klubi i Florentino Perez do të ishte i gatshëm të paguante te Chelsea 30 milion euro për të siguruar Bakayoko, i cili mund të nënshkruajë javën e ardhshme sipas “El gol digital”.