“E papranueshme!” Në Spanjë i japin të drejtë Milanit!

Milani është fokusuar në ndeshjen e radhës, ndaj Atalanta-s, por edhe një ditë pas humbjes me Atletico Madrid, vëmendja shkon te ajo natë e mallkuar dhe e vendosur nga arbitri turk Cakir.

Penalltia që iu dha Atletico Madrid-it, që ka vendosur sfidën kundër Milan-it, vazhdon të shkaktojë debat.

Jo vetëm në Itali: edhe në Spanjë, në fakt, pështë ngritur pyetja nëse kuqezinjtë janë vjedhur ose jo.

Gjatë një lidhje direkte në TWitch, gazetari Jose Luis Sanchez ka thënë qartë:

“Është e papranueshme që VAR nuk e shikon dorën e Lemar”.

Francezi e ka prekur topin me dorën e majtë, duke e dërguar në krahun e Kalulu dhe duke shtyrë arbitrin Cakir që të japë penalltinë.

Dhe nëse buja në Itali duket thjesht si e njëanshme, një program – Chiringuito – që është shumë pranë qytetit të Madridit, ngre zërin, do të thotë shumë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu