“E paimagjinueshme!”… Pioli flet me sinqeritet pas ndeshjes dhe shpjegon ku u gabua sonte

Milan fiton përsëri: kuqezinjtë mundën Crotone 2-0 dhe fluturojnë në krye të tabelës me pikë të plota. Një rezultat që kënaq Stefano Pioli, trajneri i Milanit, i cili nuk e fsheh gëzimin e tij për mikrofonët e Sky Sport:

“Kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Ne po luajmë shpesh, në fillim të sezonit, është e paimagjinueshme të mbajmë gjithmonë ritmin të lartë”.

“Mund ta kishim menaxhuar më mirë topin sidomos përpara zonës së tyre, pasi u afronim shumë mirë. Megjithatë, e përsëris, mbetet një fitore e rëndësishme në këtë fazë të kampionatit”.

“Po luajmë çdo tri ditë dhe nuk është e lehtë as për mua dhe as për djemtë. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Milan është i pamposhtur në 17 ndeshje rradhazi (13 fitore dhe 4 barazime) në të gjitha kompeticionet për herë të parë që nga marsi i vitit 1996, me në krye Fabio Capello (27 ndeshje pa humbje).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu