Nuk kanë të mbaruar problemet te Milani dhe Stefano Pioli tani vërtet që është në një emergjentë të jashtëzakonshme pasi 70% e titullarëve janë jashtë formacioni dhe listës së grumbullimeve për sfidën ndaj Sassuolos të dielën.
Së fundmi edhe Ante Rebic nuk ia ka dalë të rikuperojë nga problemi në kavilje gjatë ndeshjes me Genoa. Kroati la pjesën e dytë duke çaluar pak dhe trajneri u përpoq të ishte optimist dhe e tha edhe në konferencë për shtyp.

Por, tashmë është dorëzuar. Rebic ndjen dhimbje dhe do të qëndrojë në Milano. Kështu i shtohet listës së rëndë të mungesave me Kjaer, Bennacer, Gabbia dhe Ibrahimovic.
Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Hernández, Kalulu, Musaçhio, Romagnoli.
Mesfushorë: Çalhanoğlu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Colombo, Leão, Maldini, Roback.