E PABESUESHME: Objektivi i Milanit transferohet në Premier dhe befason trajnerin e tij!

Nuk do të jetë Milani skuadra e ardhshme e Wesley Fofana, por Leicester. Talenti i Saint-Etienne, i lindur në vitin 2000 ka pranuar gjithçka për mikrofonat e prestigjozes L’Equipe.

“E pranova ofertën e Leicester, ëndërroj të luaj në Premier League. Kjo kontratë mund të ndryshojë jetën time, duhet të mbroj familjen time. Kam marrë shumë oferta!”

Sipas gazetës franceze, mbrojtësi qendror do të nënshkruajë me Leicester për pesë vjet dhe klubi francez do të arkëtojë 29 milion euro për transferimin.

Lajmi vjen si një rrufe në qiell të hapur, pasi trajneri aktual i Fofana, Claude Puel, sot njoftoi se 19-vjeçari do të qëndronte në ekip këtë sezon pasi i duhej të rritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu